VIDEO/ Ukraina “asist” Shqipërisë, i “rrëmben” 1 pikë Gjeorgjisë

Ka përfunduar sfida e orës 18:00 në grupin e Shqipërisë. Gjeorgjia në Batumi ka ndarë nga 1 pikë me Ukrainën në takimin e Nations League.

Ukrainasit kaluan të parët në avantazh fal një autogoli të kaukazianëve në një moment shpërqendrimi. Kjo ndodhi në minutën e 7-të e këto shifra nuk ndryshuan deri në minutën e 76-të. “Ylli” i kombëtares gjeorgjiane, por jo ai Napolit, Mikautadze barazoi ekuilibrat duke çuar “peshë” euforinë e vendasve. Lojtari kryesor i Lyonit nuk e la vendin e tij të humbiste duke ndryshu fatet e grupit.

Deri në çastin e fitores së Ukrainës, Gjeorgjia ndodhej e treta e teksa me 1 pikë të marrë e gjen veten prapë në krye të grupit. Të verdhët lindor nuk mbajtën avantazhin dhe e shohin situatën “gri” në fund të renditjes e me përballjen me Kombëtaren Shqiptare për të mbyll kapitullin.

Lajme të tjera |  “Do doja ta shikoja edhe unë tatauzhin time”, Daku: Ishim në limite

Goli i Ukrainës

Goli i Gjeorgjisë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us