VIDEO/ ‘Unë jam ajo trapja Meloni’, Kryeministrja italiane takon presidentin e Campani pasi e fyeu

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është përballur nga afër me presidentin e rajonit të Campania, Vincenzo De Luca, me të cilin disa muaj më parë kishin pasur replika në distancë, pasi ky i fundit e kishte etiketuar me fjalën trape. Gjatë takimit që kanë pasur ditën e djeshme, Meloni i është drejtuar presidentit të rajonit me fjalët:

“President De Luca, unë jam ajo trapja (stronza) Meloni. Si jeni?”. Mes tyre ka pasur dhe një shtrëngim duarsh, ndërsa De Luca iu përgjigj, mes dhjetra të pranishmëve: “Mirë. Mirë se erdhe”. 

Kjo ishte hera e parë që ata të dy takoheshin pasi në muajin shkurt De Luca, që i përket Partisë Demokratike, e quajti kryeministren italiane “trape” teksa fliste me disa gazetarë. Deklarata u bë në Romë kur ai po fliste për çështjen e autonomisë lokale dhe zhbllokimin e disa fondeve nga qeverisja qëndrore.

Lajme të tjera |  Vala e të nxehtit merr 18 jetë në Itali, ndalohet puna pas mesditës në disa rajone

Në atë kohë Meloni i dërgoi një mesazh duke u shprehur se De Luca “duhet të punojë në vend që të protestojë”. Nga ai moment, mes të dyve nuk munguan as shigjetimet në distancë derisa u panë ballë për ballë, dhe Meloni vendosi që të rikujtonte fjalët që ai kishte hedhur në drejtimin e saj.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us