VIDEO/ Uzuni “shpërthen” sërish në Spanjë, sulmuesi kuqezi përmbys rezultatin për pak minuta

Ambientimi i Myrto Uzunit tashmë në Spanjë është bërë mëse normal. Sulmuesi i kombëtares shqiptare nuk ndalet dhe para pak minutash është bërë sërish protagonist për Granadën.

29-vjeçari kuqezi ka arritur të përbysë rezultatin ndaj Cartagenas brenda pjesës së parë. Myrto Uzuni arriti të barazojë menjëherë pas golit të miqve në minutën e 12-të.

Megjithatë, sulmuesi shqiptar nuk është ndalur dhe ka arritur të përmbysë gjithçka në minutën e 27-të. Me dy golat e shënuar momentalisht, Myrto ngjitet në krye të golashënuesve në kampionat me 13 rrjeta të prekura.

Goli i parë i Myrto Uzunit

Goli i dytë i Myrto Uzunit

Lajme të tjera |  “Droni prishi ndeshjen në Beograd”, Altin Rraklli: Të gjithë duhet të mendojmë si të fitojmë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us