Ditën e sotme, ka nisur Kampionati Europian i moshave U-17 në vendin tonë. Sfida hapëse e këtij edicioni të madh që po mbahet në vendin tonë, është mes Shqipërisë dhe Portugalisë.
Djemtë e moshave nën 17 vjeç kanë pritur sot në “Arenën Kombëtare” kundershtarët luzitanë. Në prag të nisjes së këtij takimi, stadiumi kryeqytetas u zbukurua edhe më shumë.
Një grup prej disa vajzave valltare dhe djemtë me tupana, kanë dhënë një performancë fantastike në “Arenën Kombëtare” në prag të sfidës ndaj Portugalisë.