VIDEO/ Vdiqën mbi 60 mijë njerëz, qytetet turke që u prekën nga tërmeti janë sot si fantazma

Tërmetet e forta që goditën Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore më 6 shkurt 2023 lanë pas një fatkeqësi: të paktën 60,000 njerëz u vranë dhe më shumë se 121,000 të tjerë u plagosën.

Një vit pas tragjedisë, të mbijetuarit po përballen ende me probleme të mëdha. Zonat që pësuan dëme të mëdha, si Antiokia, Defne dhe Samandag në provincën Hatay, tani duken si qytete fantazmë, sikur të ishin braktisur plotësisht.

Qëndrimi i përkohshëm u bë vendbanim i përhershëm

Shumë njerëz u larguan në qytete të tjera pas tërmeteve. Shumica dërrmuese e atyre që kanë mbetur tani, jetojnë në kontejnerë, gjë që duhet të jetë vetëm një zgjidhje e përkohshme. Janë rreth 200 “qytete” të tilla në Hataj.

Është e qartë se jeta në kontejnerët e transportit është e vështirë. Ndonjëherë nuk ka energji elektrike ose ujë, hapësira është e kufizuar dhe në disa kontejnerë, dy ose më shumë familje mund të jetojnë së bashku. Mësuesja Serap Selcuk jeton me dy fëmijët e saj dhe pesë persona të tjerë. “Kushtet e jetesës janë të mjerueshme. Ne vazhdimisht përballemi me çdo vështirësi të mundshme”, thotë Selchuk.

VD/ Vdiqën mbi 60 mijë njerëz, qytetet turke që u

VD/ Vdiqën mbi 60 mijë njerëz, qytetet turke që u

VD/ Vdiqën mbi 60 mijë njerëz, qytetet turke që u

Shumë janë të shqetësuar për sigurinë e tyre

Në ditët e para pas tërmeteve u ofruan ushqime dhe mallra të tjera elementare për të prekurit, por kjo nuk ndodh më. Tani ka probleme të mëdha me furnizimin me energji elektrike dhe ujë e me infrastrukturë, shumë rrugë nëpër qytete janë të dëmtuara dhe për këtë arsye të papërdorshme. Kur bie shi, situata përkeqësohet edhe më shumë.

Lajme të tjera |  Mërtiri: Rama rrëzohet vetëm nëse Berisha ikën nga PD-ja

Shumë persona gjithashtu përballen me një problem me sigurinë. Siç thotë Selcuk, dikur kishte policë dhe roje, por sot nuk ka më forca sigurie, vetëm disa kamera. Së fundmi ata kanë sulmuar dikë me armë. Këtu nuk ka fare kushte të sigurta. Rindërtimi vazhdon, ndonëse me ritme të ngadalta, ku shteti ende ndërton rreth 45 mijë apartamente për të prekurit nga tërmeti.

Meriem Karatas, amvise dhe nënë e tre fëmijëve, akuzon shtetin se nuk ndërton mjaftueshëm apartamente. “Numri i banesave që do të ndërtohen nuk krahasohet as me numrin e shtëpive të shkatërruara. Është e pamundur të strehohen të gjithë të prekurit në to”, shprehet banorja. Ajo kërkon që shteti t’i ndërtojë një shtëpi të ngjashme me atë që humbi nga tërmetet.

Për më tepër, shtëpitë që do të ndërtohen do të jenë në një pjesë tjetër të qytetit dhe shumë larg për Karatas. E njëjta gjë vlen edhe për të mbijetuarit e tjerë të tërmetit, të cilët nuk duan të largohen nga lagjet e tyre. Të prekurit argumentojnë se ndihma e qeverisë është e pamjaftueshme. Selcuk mori dy pako ndihme dhe asgjë më shumë.

Lajme të tjera |  Ministri Balla, apel deputetëve demokratë: Mbylleni Sali Berishën në shtëpi! Po turpëron Shqipërinë

Disa janë mirënjohës ndaj Erdoganit

Megjithatë, ka nga ata që janë mirënjohës ndaj shtetit. “Ne kishim një shtëpi prej 195 metrash katrorë dhe tani duhet të jetojmë në vetëm 21 metra katrorë”, thotë 70-vjeçari Abdulsamet Pulat. Megjithatë, ai vetë është mirënjohës për gjithçka ka bërë shteti. “Zoti e bekoftë shtetin tonë. Falë kësaj ne nuk kemi vdekur nga uria apo etja dhe kemi pasur gjithmonë një çati mbi kokë”, u shpreh i moshuari.

Pullati jeton në një kontejner transporti me gruan e tij. Pas tërmetit gruaja e tij plagosi ijën e saj, ndaj çifti u detyrua të udhëtonte për në Izmir për operacion. Më pas ata u transferuan në Samsun dhe më pas u kthyen përsëri në Hatay. “Unë shkoj kudo që duhet të shkoj sipas asaj që na thotë shteti. Por kur kjo është e mundur, do të doja të kisha një shtëpi të re, ku ishte e vjetra”, thotë Pullat.

Dëshpërimi lexohet në të gjithë banorët e prekur, ndërsa kush ka mundur është larguar nga zonat që janë goditur nga tërmetet. Si pasojë e tërmeteve të fuqishme në Turqi dhe në Siri më 2023, së paku 60.000 njerëz vdiqën dhe mbi 121 mijë u plagosën.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us