VIDEO/ Vedat Muriqi i pafat, sulmuesi shqiptar lë fushën e lojës pas 37 minutave

Mallorca u mposht mbrëmjen e sotme në shtëpi përballë Celta Vigo në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të LaLiga. Sfida e zhvilluar në “Estadi Mallorca Son Moix”, përfundoi 1-2.

I pafat në këtë ndeshje ishte sulmuesi shqiptar, Vedat Muriqi. I kthyer në një nga pikat kyçe të ekipit spanjoll, “bomberi” nga Kosova u detyrua që të linte fushën që në minutën e 37-të.

Muriqi pësoi një dëmtim që në pamje të parë nuk u duk shumë i rëndë, por ai la fushën e lojës. Vendin e tij e zuri Larin, ndërsa nesër pritet që të dalin edhe rezultati i analizave, për të kuptuar sa mund të mungojë sulmuesi shqiptar.

Lajme të tjera |  “Janë dy tablo të ndryshme nga vjet dhe sivjet”, Tetova: Mendoj që ne ishim më afër fitores

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us