VIDEO/ Vedat Muriqi spektakolar, “pirati” i shënon Barcelonës në La Liga

Vedat Muriqi është shfaqur protagoniSt në ndeshjen që ekipi i tij Mallorca, po luan në shtëpi përballë Barcelonës. Pjesa e parë e sfidës së vlefshme për javën e 19-të të La Liga është mbyllur 1-1.

Ishte pikërisht sulmuesi shqiptar ai që shënoi golin për të tijët. Në minutën e 43-të të sfidës, Muriqi barazoi shifrat, duke bërë që tifozët dhe gjithë stafi i Mallorca të festojë.

Më herët, Barcelona gjeti rrugën e rrjetës me Ferran Torres. Ndërsa Muriqi vazhdon që të jetë lider te ekipi i tij, duke treguar çdo ndeshje që është pika kyçe e repartit ofensiv.

Goli i Vedat Muriqit

Lajme të tjera |  E PAPRITUR/ U cilësua si “Modriç shqiptar”, talenti i Kombëtares pranë transferimit në Emiratet e Bashkuara Arabe

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us