Sapo ka përfunduar pjesa e parë mes Shqipërisë dhe Portugalisë e vlefshme për Kampionatin Europian U-17. Skuadra luzitane po udhëheq ndaj djemve të rinj të ekipit kuqezi.
Shqipëria e moshave e mbylli fragmentin e parë në disavantazh me shifrat 1-0 ndaj Portugalisë. Këta të fundit kaluan në avantazh në minutën e 36-të të sfidës falë golit të realizuar nga Rafael Quintas.
Megjithëse janë ndëshkuar me gol, djemtë kuqezi kanë zhvilluar një pjesë të parë të mirë deri tani. Në të dytën pritet që ekipi i Shqipërisë t’i japë një drejtim tjetër kësaj sfide duke reaguar.
Goli i Portugalisë