Talenti shqiptar i Kosovës, Eliot Bujupi, e ka bërë “sefte” me skuadrën e Shtutgart 2 që militon në ligën e tretë gjermane. 18-vjeçari është një produkt i akademisë, teksa në duelin e sotëm ndaj Alemania Açen u aktivizua nga stoli në minutën e 5-të të sfidës duke zënë vendin e të dëmtuarit Faghir. Vetëm 3 minuta në fushë i mjaftuan Bujupit, ku në minutën e 8-të, tundi rrjetën duke kaluar në avantazh miqtë.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-1, ndërkohë që në fragmentin e dytë, vendasit përmbysën gjithçka në 2 me 1.