Video virale/ Tifozët e Interit bëjnë veprimin e papritur ndaj Lamine Yamal

Ndeshja mes Interit dhe Barcelonës do përcaktojë edhe finalistin e parë të Champions League për edicionin 2024-2025, finale e cila do të mbahet në Mynih, konkretisht në “Allianz Arena”.

Barazimi i ndeshjes së parë ka rritur tensionin dhe emocionet në vigjilje të këtij dulei. Gjatë daljes së ekipit të Barcelonës në fushë, është bërë virale momenti kur Lamine Yamal fishkëllehet nga tifozët e Interit.

Ndërsa talenti spanjoll këtë situatë e ka marrë me të qetë, duke buzëqeshur. Duhet thënë se Yamal do të jetë rreziku potencial në portën e Sommer nga fillim deri në fund të ndeshjes. Repertori i talentit iberikas bën që çdo ekip ti frikësohet, përfshijë këtu edhe zikaltërit.

Lajme të tjera |  E papritur nga Rey Manaj, sulmuesi shqiptar nuk merr pjesë në stërvitjen e Sivasspor

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us