VIDEO/ Vllaznia shkon në finalen e madhe, shkodranët mposhtin Dinamon në “Arenën Kombëtare”

Vllaznia 2 – 1 Dinamo (Balaj 29’, 36’ / Itodo 51’)

Vllaznia është finalisja e parë e “Final 4” për edicionin 2024/25. Skuadra shkodrane ka arritur të triumfojë me rezultatin 2-1 në “Arenën Kombëtare” përballë Dinamos ditën e sotme.

Ekipi kuqeblu kaloi në epërsi dy herë në këtë sfidë falë dygolëshit të Bekim Balajt nga pika e bardhë e penalltisë në pjesën e parë. Nga ana tjetër, Dinamo shënoi që në startin e të dytës me Itodon, por nuk arriti të reagojë më duke u mposhtur në gjysmëfinale.

51’ GOL DINAMO! Shënon Itodo

36’ GOL VLLAZNIA! Balaj sërish nga pika e bardhë

29’ GOL VLLAZNIA! Shënon Balaj nga pika e bardhë

1’ Nis sfida në “Arenën Kombëtare”

Lajme të tjera |  VIDEO/ Hysaj i gjithëpërfshirë në fitoren e Lazios, asiston dhe del me të kuq

FORMACIONET ZYRTARE:

VLLAZNIA: Jukaj, Repaj, Stojanoviç, Gurishta, Jago, Krymi, Deliu, Qata, Mala, Gruda, Balaj. Trajner: Thomas Brdariç

DINAMO: Teqja, Hoxha, Aliji, Lorran, Meksi, Karamba, Qefalija, Zabërgja, Vila, Nani, Mandela. Trajner: Ilir Daja

Kategoria Superiore: Gjysmëfinale “Final 4”

Stadiumi: “Arena Kombëtare”

Arbitër: Eldorjan Hamiti

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us