VIDEO/ Vlora Marina, Rama ndan pamjet nga punimet në portin turistik

 Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet që po kryhen në Portin e ri Turistik në Vlorë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se ky port, do të pasurojë së shpejti peizazhin e Vlorës së rilindur. Sipas Ramës, Shqipëria do të integrohet në rrjetin e lundrimit turistik me 5 yje të Mesdheut.

“MIRËMËNGJES dhe me Portin e Ri Turistik, i cili do ta pasurojë së shpejti peizazhin e Vlorës së Rilindur edhe me jahtet e shumë munguara të vizitorëve, duke e integruar më në fund Shqipërinë në rrjetin e lundrimit turistik me 5 yje të Mesdheut dhe duke hapur burim të ri domethënës rritjeje të punësimit, shërbimeve, të ardhurave nga ekonomia e detit, ju uroj të diel të qetë”, shkruan Rama.

Lajme të tjera |  Aksident i shumëfishtë në autostradën Tiranë – Durrës, shkrumbohet nga flakë një automjet (VIDEO)

Punimet për ndërtimin e marinës në Vlorë parashikohen që të përfundojnë në vitin 2025, por ajo do të jetë e përdorshme pjesërisht edhe më parë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us