VIDEO/ Xherdan Shaqiri mban gjallë shpresat e Baselit për titull, shqiptari ‘gatuan’ aksionin e golit vendimtar

Xherdan Shaqiri ka gatuar gol në Superligën e Zvicrës. Shqiptari mbase nuk ka shënuar kësaj radhe kundër St Gallen, por pork aë pjesëmarrës në golin e ‘artë’ të Baselit.

Goli i vetëm i klubit të ‘Big Shaq’ u shënua në minutën e 85-të nga Kade me një super goditje nga jashtë zone që kapi të papërgatitur portierin e vendasve, Ati Zigi nga Ghana. Xherdani dha pasimin deciziv para goditjes shënjestruese.

Ky asisitim i dha klubit helvet një pikë sot duke shmangur humbjen pasi Baseli kishte ngelur me 10 lojtarë dhe ishte në disavantazh të 1 goli pësuar që në minutën e 38-të.

Forma e lojtarit shqiptar të Kombëtares zviceriane është për t’u admiruar. Në moshën 38 vjeçare, Xherdan Shaqiri po shënon, po asiston dhe po udhëheq ekipin e tij të fëmijërisë drejt titullit kampion pas disa vitesh dominim të Young Boys.

Asisti i Shaqirit

Lajme të tjera |  Trajneri vlerëson Mirlind Dakun: Sulmuesi më i mirë në Rusi, ka nivel të lartë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us