Videoja e liderëve europianë me IA në samitin në Tiranë, Erdogan i “magjepsur”: Shqipëria bëri diçka interesante në prezantim

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka komentuar sipas mediave në Prishtinë një nga momentet më të përfolura të Samitit të Tiranës: Bëhet fjalë pikërisht për prezantimin inovativ e të veçantë që tërhoqi vëmendjen e liderëve evropianë, videon me të cilën kryeministri shqiptar Edi Rama prezantoi homologët në këtë ngjarje ndërkombëtare.

Udhëheqësit europianë u shfaqen aty si fëmijë, kjo falë Inteligjencës Artificiale.

“Shqipëria bëri diçka interesante në prezantim. Ajo solli në ekran krerët e shteteve dhe kryeministrat e e vendeve pjesëmarrëse përmes një realizimi me AI. Ishte shumë interesante dhe çdo kryetar shteti ose kryeministër i atij vendi iu prezantua ajo inteligjencë artificiale”, citohet të ketë thënë udhëheqësi turk, duke e cilësuar këtë qasje si një risi domethënëse në paraqitjen digjitale të liderëve botërorë.

Erdogan madje, raportohet të ketë shtuar se Turqia synon të ndjekë hapa të ngjashëm dhe të jetë konkurruese në zhvillimin e teknologjive të avancuara.

“Shpresojmë që të dalim me një infrastrukturë të tillë në një konkurs që do të mbahet në një të ardhme të afërt. Ne i besojmë vetes, ju besojmë juve dhe kështu, me vullnetin e Zotit, po ecim drejt së ardhmes me një infrastrukturë të fortë të inteligjencës artificiale”, ka thënë Erdogan.

Lajme të tjera |  Disfata elektorale - Flutura Açka: Berisha duhej të jepte dorëheqjen! Nëse s’ka reflektim, PD do kthehet në parti familjare

Deklarata e tij, sipas të njëjtave media vjen në një kohë kur inteligjenca artificiale po kthehet në një fushë kyçe të garës globale për përparësi teknologjike, ndërsa roli i vendeve të Ballkanit në këto zhvillime duket gjithnjë e më i dukshëm.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us