VIDEOLAJM/ Rama i bie tupanit, Noizy shfaqet me Lamborghini në rrugën Maqellarë-Peshkopi! Kryeministri ironizon Berishën: Dibra Madhështore

Kryeministri Edi Rama në orët e mbrëmjes së kësaj të premteje është shfaqur në rrugën e re Maqellarë-Peshkopi, ku është pritur me daulle dhe valle.

Kreu i qeverisë teksa po përshkruante një pjesë të rrugës në këmbë u ndal për të shijuar momentet ku shfaqjen që ishte përgatitur posaçërisht për të. Ai iu afrua pranë valltarëve dhe mori tupanin duke i rënë bashkë me ta. Më pas, në rrugë u shfaq me Lamborghini reperi Noizy, ndërsa Rama shihet teksa bën shenjë me duar që ti hapet rruga.

Më pas kryeministri i entuziazmuar nga e gjithë atmosfera ironizoi opozitën dhe Sali Berishën, duke bërtitur: Dibra Madhështore.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

Dibër – Ja edhe e sapopërfunduara rruga Maqellarë – Peshkopi, e cila e çon Rrugën e Arbrit deri në qendër të qytetit dhe e mbyll me sukses këtë vepër, që pa këtë segment do të na linte në shpinë romuzet e bulevardit të Peshkopisë, i cili meqë ra fjala, po qendiset bukur edhe ai tani që flasim????

Lajme të tjera |  Rama për kontratën e lobimit të PD: 7×7 u bë 6 milionë. Tre patriotëve nga e njëjta familje në Tropojë u lindi në zemër të tregojnë në SHBA sa e bukur është këneta

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us