Videoskandali ku duket se merr mijëra euro, dorëhiqet ministri

Ministri i Jashtëm i Zambias Stanley Kakubo ka dhënë këtë të mërkurë dorëheqjen nga posti pasi u shfaq në një videoskandal duke marrë tufa parash nga një biznesmen kinez i minierave. Pavarësisht se në pamje nuk duken personat që gjenden në tavolinë, dyshimet janë se kemi të bëjmë me kyedeplomatin e Zambias. Ky i fundit nuk e ka mohuar se është pjesë e videos, por as pranuar. Sipas autoriteteve, Kakubo do të përballet me akuzën e “transaksioneve korruptive biznesi” ndërsa ai vetë deklaroi se është dorëhequr që qeveria “të mos humbasë vëmendjen” nga zhurma e skandalit në media.

Në pamjet që qarkulluan me shpejtësi dhe në rrjetet sociale thuhet se $100,000 ishin “këmbyer” mes ministrit të Zambias dhe një biznesmeni minierash nga Kina, ndërsa të tjera raportime thonin se rryshfeti për kontratën e shfrytëzimit të minierave arrinte në $200,000. Shifra zyrtarisht mbetet ende e pakonfirmuar.

Lajme të tjera |  Të panjohurat e Papës së ri: Jeta e tij si misionar, simpatia Gjon Palit të II dhe pasioni i tij për tenisin

Kjo nuk është hera e parë që Kakubo përballet me akuza për korrupsion. Një vit më parë ai u akuzua se kishte marrë rryshfet nga një kompani kineze çimentoje në këmbim të lejeve e kontratave. Kompanitë kineze janë investitorë të mëdha në Zambia, ashtu si në vende të tjera të Afrikës qendrore

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us