Vijon numërimi i votave preferenciale për Tiranën, çiftet e kandidatëve që po përballen “kokë më kokë”

Numërimi i votave preferenciale po vijon ende në Tiranë, ku gara mbetet e fortë mes kandidatëve.

Në Partinë Socialiste, po zhvillohet një konkurrencë “kokë më kokë” mes Blerina Gjylametit dhe Olta Xhaçkës, të cilat synojnë sigurimin e mandatit përmes votave preferenciale.

Një garë tjetër e fortë është mes Xhemal Qefalisë dhe Ornaldo Rakipit, që ndodhen pranë në numër votash.

Në Partinë Demokratike, Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti po përballen po ashtu me njëri-tjetrin, duke garuar në listën e hapur, me diferencë të vogël votash.

Deri tani janë numëruar 4127 nga 42,402 vota të diasporës për qarkun e Tiranës, që përfshijnë edhe votat preferenciale për kandidatët.

Lajme të tjera |  Policia jep njoftim zyrtar për ish-kryebashkiakun Elvis Roshi: Iu u sekuestruan telefoni, fatura, kupona nafte dhe lista zgjedhësish!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us