Sulmuesi i Real Madrid, Vinicius Junior ndodhet në telashe serioze. FIFA ka nisur hetimin ndaj brazilianit, i cili rrezikon pezullim të gjatë nga futbolli.
Ai akuzohet për konflikt interesi, pasi është i regjistruar si pronar i disa klubeve. Sipas asaj që raportohet nga “Marca”, Vinicius ka në pronësinë e tij disa klube profesioniste dhe për këtë arsye rrezikon deri në dy vite pezullim nga futbolli aktiv.
FIFA ka nisur hetimet dhe në rast se akuzat konfirmohen, dënimi do të ishte i rëndë për një lojtar që është në kulmin e karrierës së tij.
Vinicius është pjesë e Real Madrid nga vitit 2018, me të cilët numëron 311 ndeshje të luajtura dhe plot 105 gola të shënuar.