Kontrollet pas ngjarjes së rëndë një dite më parë në burgun e Peqinit, kanë zbuluar sende të paligjshme në institucionet e vuajtjes së dënimit të sigurisë së lartë.
Në burgun e sigurisë së lartë në Burrel, raportohet se gjatë kontrolleve është gjetur një celular i futur në një frigorifer që do të futej brenda tek të burgosurit. Dyshohet se frigoriferi ku ishte fshehur telefoni vinte nga burgu i Peqinit ku do të transferoheshin disa të burgosur. Fillimisht ka ardhur ngarkesa me materialet, më pas do të vinin të burgosurit.
Ndërkohë kanë nisur hetimet për të zbuluar se kujt i përkiste telefoni dhe ndëshkimin e personave që kanë tentuar të fusin sende të paligjshme në qelitë e të burgosurve.