‘Virgjëreshat do digjen përbrenda’, Meri bën parashikimin e yjeve

Astrologia e njohur, Meri Shehu tashmë është pjesë e Big Brother, por duket se sërish nuk heq dot dorë nga profesioni i saj. Meri, teksa ndodhej e vetme në kazermën e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ka bërë një parashikim për yjet.

“Virgjëreshat do të digjen përbrenda, do të kenë pasion të madh, duhet që të kenë kujdes për shëndetin e tyre. Peshoret do të kenë miqësi të shumta, mbrojtje, por edhe aleanca. Akeprat do të kenë famë dhe pushtet. Shigjetarët do të udhëtojnë në vende të bukura”, tha Meri.

Meri Shehu, së bashku me banorët e tjerë të BBVIP 3, Roza, Rike, Vesa, Heidi, Meritoni, Gabriele dhe Romeo janë dënuar nga Vëllai i madh, sepse kanë shkelur rregullat. Banorët e dënuar janë futur në një kazermë, e cila ndodhet brenda shtëpisë së Big Brother Vip dhe ata nuk duhet të marrin asnjë informacion se çfarë ndodh me banorët e tjerë

Lajme të tjera |  Parashikimi i horoskopit 6 qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us