Viti 2024, më i nxehti në histori?

Viti 2023 është konfirmuar si më i nxehti i regjistruar gjatë gjithë historisë, me temperatura mesatare globale që tejkalojnë me 1.5 gradë C nivelet paraindustriale për më shumë se një të tretën e vitit. Kështu, vazhdon prirja e ngrohjes globale, pasi 10 vitet më të ngrohta në historinë njerëzore kanë ndodhur që nga viti 2010.

Pra, çfarë mund të presim për 2024? Parashikimet sugjerojnë se viti i ardhshëm ka të ngjarë të jetë një tjetër vit me thyerje rekordesh për sa i përket motit, me një mundësi të madhe që ky mund të jetë viti i parë i plotë që kalon ngrohjen mesatare vjetore 1.5 gradë C.

Fenomeni El Niño, që sjell ujëra më të ngrohta në Oqeanin Paqësor tropikal, po ndihmon në rritjen e temperaturave globale, por shkencëtarët e Met në Mbretërinë e Bashkuar thonë se nxitësi kryesor i temperaturave rekorde është ngrohja globale e shkaktuar nga njeriu. Perspektiva globale për vitin 2024 sugjeron se do ta mbyllim vitin me temperatura mesatare globale diku midis 1.34 gradë C dhe 1.58 gradë C mbi nivelet paraindustriale.

Lajme të tjera |  E reja vjen nga Londra për protestën: Këtu s'kanë lekë dhe bukë!

Tejkalimi i 1.5 gradë C do të ishte një moment historik i padëshiruar, por nuk shkelet marrëveshja e Parisit. Në vend që të presim dekada për të analizuar të dhënat, hulumtimi i fundit i botuar në ‘Nature’ sugjeron përdorimin e një përzierjeje vëzhgimesh dhe projeksionesh modelesh për të testuar temperaturat, kur kalon 1.5 gradë C. Si përfundim, për shkak të ngrohjes globale, 2024 mund të jetë edhe më i nxehtë se viti që lamë pas.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us