Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV, u pyet nga gazetari Denis Minga edhe për një deklaratë të bërë disa javë më parë, ku shprehej se nuk kishte probleme për të kaluar oqeanin, ndërsa paralajmëronte edhe një “surprizë’ të këndshme.
Sipas analistit Arion Sulo, “surpriza” për të cilën foli kryeministri mund të ishte ndonjë udhëtim në SHBA para zgjedhjeve, për të treguar se ka mbështetje nga amerikanët.
Teksa përmendi si taktikë foto me figura të larta, Rama iu përgjigj duke thënë se kur ka bërë foto me Barack Obamën ka qenë tjetër njeri.
Me ironi, kryesocialisti iu përgjigj duke thënë se “tani pyetja është kush bën foto me mua, jo me kë bëj foto unë.”
Arion Sulo: Surpriza nuk bëhet. Ishte për SHBA.
Edi Rama: Pse duhet të kishte ndodhur në kohë, vura ndonjë afat unë? Gjatë zgjedhjeve duhet ta bëj unë?
Arion Sulo: A pse duhet të shkosh pas zgjedhjeve? Të merrni ndonjë mbështetje dhe logjike është para zgjedhjeve? Si të gjithë ju që keni bërë foto atje me Obamën, me Trumpin, për të thënë se keni mbështetjen e presidentëve amerikanë…Surpriza ishte që të shkoje para zgjedhjeve gjasme.
Edi Rama: Arion, kur kam bërë foto me Obama-n, unë kam qenë shumë i vogël. Tani jam tjetër njeri. Kam qenë i vogël dhe bota ka qenë e re për mua në atë aspekt. Bota ka qenë e re, tani pyetja është kush bën foto me mua, jo me kë bëj foto unë.
Arion Sulo: Nga shqiptarët apo edhe në botë kështu?
Edi Rama: Kush bën foto me mua në kuptimin me kë qëlloj që bëhen foto në këtë sens e thashë. Jo kush bën foto se shqiptarët bëjnë foto me mua nga të katër anët.
Arion Sulo: Surpriza ishte për një vizitë në SHBA, ju thoni jo ok.