Vizita zyrtare/ Nën shoqërinë e bashkëshortes dhe djalit, Berisha fluturon drejt Gjermanisë, për herë të parë pas ndryshimit të masës së sigurisë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, për herë të parë pas ndryshimit të masës së sigurisë nga ‘arrest shtëpie’ në ‘detyrim paraqitje’, është larguar këtë të premte jashtë Shqipërisë.

Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja Liri dhe djali Shkëlzen, janë fotografuar në avion gjatë flurimit drejt Gjermanisë, nga një mbështetës i tij, i cili ka qenë rastësisht pasagjerë së bashku me ta.

Berisha ka njoftuar ditë më parë Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion se nuk do të jetë i pranishëm për respektimin e masës ‘detyrim paraqitje’  të hënën e 3 shkurtit, pasi do të jetë në Gjermani, në një takim që do të zhvillojë atje me simpatizantët e tij për të kërkuar votën e diasporës në zgjedhjet e 11 majit.

Lajme të tjera |  Parashikimi i Ramës: Berisha të dielën do shpallë fitoren, të hënën vjedhjen dhe të martën revolucion

Ky është udhëtimi i parë jashtë territorit për Berishës që pas dhënies së vendimin ‘arrest shtëpie’ në dhjetor 2023.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us