Vizitor i veçantë për klubin shqiptar, sulmuesi i Kombëtares nuk harron “rrënjët”

Gjilani ka patur një vizitor të veçantë ditën e sotme. Mirlind Daku është afruar të takohet me lojtarët e kuq në kampin e Antalyas.

Sulmuesi i Kombëtares ndodeht aty për llogarit të Rubin kazan, por asnjëherë kur i jepet mundësia nuk mungon të respektojë ngjyrat kuqezi dhe bashkëkombasit. Patriotizmi i fenomenit të golave në Rusi vërehet dhe njëherë.

Gjilanasit gjendet në Turqi për të kryer fazën përgatitore pasi kampionati në Kosovë staton në shkurt. Një paralelizëm i njëjtë me ligën ruse ku bën pjesë legjioanri. Në foto shihet Mirlindi duke shtrënguar duart me një pjesë të skuadrës shqiptare.

Kujtojmë që Gjilani zhvilloi sot një takim miqësor ndaj një ekipi nga Kazakistani, ku mori një barazim 1-1. Stërvitja vazhdon në qytetin turk për klubin e Superligës dardane.

Lajme të tjera |  Një ish-futbollist i Kombëtares dhe një ish-trajner i Kukësit, 2 emra të njohur për stolin e Teutës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us