Vjeshtë e pazakontë, “bum” virozash në qarkullim, fluks i shtuar vizitash në pediatri

Vjeshta e këtij viti duket më e pazakonta sa i përket pranisë së virozave dhe sëmundshmërisë në popullatë. Mjekët po përballën me një fluks të lartë vizitash në qendra shëndetësore dhe spitale, gati e ngjashme me periudhën e pikut të gripit në dimër.

Në dhomat e mjekëve pediatër nuk ka pushim. Pacientët e vegjël, kryesisht me temperaturë të lartë, kollë të zgjatur dhe me dhimbje veshësh, presin në radhë për t`u vizituar. E në shumë raste antibiotiku është i pashmangshëm për t’u dhënë.

Infeksionet respiratore, Covidi, gripi, RSV, varicella apo lija e dhenve dhe shumë viroza të tjera po stërmundojnë më të vegjlit, kryesisht fëmijët e kopshteve dhe të çerdheve. Sipas mjekëve, kjo prani e shtuar virozash po nxitet nga luhatjet e mëdha të temperaturave pa përjashtuar, ndotjen e mjedisit dhe hyrje-daljet e turistëve.

Lajme të tjera |  Përplasja për emigrantët shqiptarë të dënuar në Britani, Farage i përgjigjet sfidës: Do të sigurohemi që Rama të mbajë fjalën

Në dy javët e para të nëntorit nuk kanë munguar rastet e rënda dhe referimet drejt spitalit. Situata e rënduar nga virozat e vjeshtës po reflektohet edhe ne spitale. Pavionet në pediatri janë plot e po ashtu janë rritur edhe urgjencat. Mjekët pediatër këshillojnë prindërit që fëmijët ti mbajnë në shtëpi në ditët kur janë të sëmurë për të parandaluar disi prekjen dhe përhapjen tek fëmijët e tjerë.

Është shumë e rëndësishme ushqyerja e mirë e fëmijëve dhe mosmarrja e antibiotikëve pa rekomandimin e mjekut.  

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us