“Vjet shënova 5 gola, këtë sezon shpresj dyfishin”, Nani: Të shikojmë deri ne fund sesi do shkojë gara për titull

Në përballjen ku Dinamo mposhti Egnatian me shifrat 2-1, lojtari më i mirë i takimit u shpall Nani, i cili foli më pas për mediat.

“Ky trofe është për të gjithë skuadrën time, sepse ne luftuam shumë për këtë ndeshje që ishte shumë e vështirë. Jam shumë i lumtur, fizikisht jam mirë.

Kam punuar çdo javë fort për të arritur në gjendje të mirë. Kemi një grup shumë të mirë në dhomat e zhveshjes ku bëjmë shaka me njëri-tjetrin, gjithashtu dhe jashtë fushave kam një jetë të mirë.

Ne po punojmë ndeshje pas ndeshje, do të shikojmë deri në fund se si do të shkojë gara për titullin kampion. Unë dua të shënoj 10 gola këtë sezon, sezonin e kaluar shënova gjysmën.

Lajme të tjera |  Kompanitë e basteve “thonë” fjalën e tyre, Serbia favorite përballë Shqipërisë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us