Vjosa Osmani në Gjermani, kërkon mbështetje për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka kërkuar liderëve politikë të Gjermanisë mbështetje në aspiratat e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare të ndryshme, përfshirë Këshillin e Evropës, Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

Këto kërkesa, Osmani i bëri gjatë takimeve me ministren e Jashtme, Annalena Baerbock, dhe kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth. Ky i fundit shkroi në llogarinë e tij në X për takimin me Osmanin, duke thënë se Kosova meriton më shumë mbështetje.

“Kosova është një shembull inkurajues në Ballkanin Perëndimor për përkushtimin e saj të qartë ndaj demokracisë, sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit. Fatkeqësisht, vende të tjera në Ballkanin Perëndimor po largohen nga këto vlera të Bashkimit Evropian”, shkroi Roth.

Lajme të tjera |  Incidenti në Zvërnec, eurodeputetja greke kërkon largimin e ambasadores shqiptare në Athinë

Vizita e Osmanit në Gjermani vjen në një kohë kur Gjermania i ka kërkuar Kosovës ta heqë ndalesën ndaj mallrave të prodhuara në Serbi, si dicka që është kundër parimeve të CEFTA-s.

Qeveria kosovare i ka ndaluar importet nga Serbia në qershor të 2023-tës, me arsyetimin se ato po rrezikojnë sigurinë e Kosovës, dhe se, përmes tyre, mund të hyjnë edhe armë në vend.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us