Vlerësoi mikpritjen në Shqipëri/ Trajneri serb i përgjigjet kritikave të mediave: Thashë mendimin tim…pashë vetëm respekt!

Ndeshja me Shqipërinë vazhdon të shkaktojë polemika në Beograd. Në një prononcim për mediat para ndeshjes me Andorrën, trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç Pixi, komentoi sërish atmosferën në stadiumin “Air Albania”. Reagimi i tij vjen pasi u kritikua nga mediat për shkak se Stojkoviç Pixi e kishte “vlerësuar si të mirë” të gjithë mbarëvajtjen e ndeshjes.

“Le të sqarojmë disa gjëra. Nuk e kam ndjekur median, kjo është tashmë dita e katërt. As nuk e di kush po shkruan, as kush po raporton çfarë. Unë përqendrohem në atë që është puna ime, t’i bëj djemtë gati. Thashë mendimin tim për mjedisin e futbollit, ekskluzivisht për futbollin. Unë flas fjalor futbolli dhe përdor terminologjinë e futbollit. Ajo që pashë në fushë ishte vetëm për respekt. Sigurisht që gjithmonë do t’i dënoj gjërat jo-futbollistike. Ka institucione që merren me ato gjëra. Ata do ta marrin dënimin, por ne nuk do t’i ndëshkojmë. Ju nuk ishit atje, ju e patët në TV. Të gjithëve do t’u pëlqente një atmosferë e tillë,“-tha trajneri serb.

Lajme të tjera |  Gaboi përballë Serbisë, Odise Roshi i del në mbrojtje Manajt: Asnjë në Kombëtare nuk i gjuan penalltitë më mirë se Rey

Por evidentoi edhe anët negative, gjithmonë sipas tij.

“Për herë të parë ndodhi që nuk e dëgjova himnin kombëtar. Imagjinoni atë shpërthim indinjate dhe fishkëllimash. Nga ana tjetër, ne kënduam himnin tonë kombëtar me krenari. Ky ishte një motiv shtesë për ne, që të mos i nënshtroheshim atij presioni. Kjo është një fitore e madhe. A mendoni vërtet se do të na prisnin me duartrokitje? Sjellja e tyre është sjellja e tyre. Unë nuk jam politikan, nuk e përdor atë fjalor. Jam jashtëzakonisht i kujdesshëm për atë që them. Komentova atmosferën në stadium. E dua Serbinë time dhe dua t’i bëj kampionë. Ky është misioni im. Mikpritje fenomenale, organizim fenomenal. Asnjë problem i vetëm,”- theksoi Stojkoviç.

Ndeshja me Serbinë u luajt në Tiranë, 3 ditë më parë, ku të dyja skuadrat u “mjaftuan” me një barazim pa gola.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us