Vllaznia e “frikësuar” nga kurbinasit, shkak bëhet e … shkuara (STATISTIKAT)

Vllaznia dhe Laçi do të përballen ditën e sotme për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të (të fundit) të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, do të nisë në orën 15:30.

Një duel mjaft interesant, por të favorizuar janë kurbinasit. Kjo për shkak të statistikave që kanë këto dy ekipe me njëra-tjetërn. Në 54 ndeshje, Laçi ka fituar 26 prej tyre, ndërsa Vllaznia 19. Kurse, 9 duele të tjera kanë përfunduar në barazim.

Kujtojmë se kurbinasit do të luajnë për pikë “jetike”, për shkak se mbajnë vendin e fundit në tabelë me 36 pikë. Në krahun tjetër, me 56 pikë Vllaznia mban venbdin e dytë në renditje.

Lajme të tjera |  LIVE/ Shpërthen në festë kampi bardheblu, Tirana kalon në avantazh ndaj Dinamos (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us