Vllaznia “fiton” Klasiken e Shqipërisë në merkato, shkodranët i “rrëmbejnë nga duart” objektivin Tiranës

Igor Aleksovski do të jetë portieri më i ri i Vllaznisë. 30-vjeçari do të largohet si futbollist i lirë nga Rabotnicki, me të cilët shkëlqeu në këtë sezon në Maqedoninë e Veriut.

Dardiani i portës do të kalojë në Shkodër si një përforcim i rëndësishëm, teksa eksperienca e tij do të japë “garanci” për portën. Kuqeblutë kështu fitojnë “garën” me Tiranën në merkato për shërbimet e tij.

30-vjeçari ishte një nga “dëshirat” e kryeqytetasve, por gjithçka mbyllet këtu. Në ditët e ardhshme pritet që Aleksovski të firmosë me shkodranët.

Lajme të tjera |  “Serbët kishin më frikë se ne për të luajtur futboll”, Hysaj: Ju tregoj këshillat e Silvinjos

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us