UEFA ka gjobitur Vllazninë për shkak të parregullsive të konstatuara nga delegati i ndeshjes Vllaznia-Valur të luajtur me 18 korrik në stadiumin “Loro Boriçi” e cila u mbyll me fitoren e thellë të miqve ne shifrat 4-0.
Në fundin e kësaj ndeshje, tifozët kuqeblu të indinjuar nga kjo humbje kanë hedhur fishekzjarre dhe sende të tjera të forta në fushën e lojës.
Komisioni përkatës një ditë më parë ka vendosur ta ndëshkoje klubin Vllaznia me një shumë prej 19.500 eurosh për hedhjen e sendeve në fushë.
Lajme të tjera | ZYRTARE/ Elbasani shton kualitetin në mesfushë, ish-i i Partizanit vishet verdheblu