Vllaznia ka një “Flori” në skuadër, asist dhe gol nga shtatlarti Spahija

Vllaznia u mposht sot në shtëpi 3-2 nga Dinamo, por ai që la gjurmë të padiskutueshme ishte Flori Spahija. I futur në fushë si zëvendësues, shtatlarti shkodran shkëlqeu duke treguar se është vërtetë një xhevahir për trajnerin Thomas Brdariç.

Vllaznia ka një "Flori" në skuadër, asist dhe gol nga

Në minutën e 70-të, ai u hodh në fushë në vend të Deliut. 21-vjeçari tregoi maturi dhe altruizëm me topat e shpërndarë për shokët e skuadrës. E pikërisht në fundin e takimit, asistoi për Mehdi Çobën që nuk e kishte të vështirë të çonte sferën në rrjetë.

E për të mbyllur një mbrëmje speciale në aspektin personal, ishte Spahija që shkurtoi diferencën në 3-2. Edhe pse kuqeblutë u mposhtën, shkëlqimi i mbrojtësit është një ogur pozitiv për të ardhmen e ekipit shkodran.

Lajme të tjera |  FOTO/ I ndërprenë para kohe kontratën, reagon për herë të parë Albion Marku

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us