Vllaznia ditën e sotme do të zbresë në fushë kundër Daugavpils, “Elbasan Arena”, ndeshje e vlefshme për raundin e parë të Conference League. Dueli do të mbahet në tokën tonë, çka do të thotë se është një mundësi e shkëlqyer që shkodranët të marrin një rezultat të denjë për të shkuar komod në sfidën e kthimit.
Por trajneri Edi Martini ka disa dyshime. Njëri ndër to është pozicioni që do të mbulojë Erdenis Gurishta. Lojtari në fjalë ka pozicion natyral detyrën e mbrojtësit të djathtë, por me “zbrakimin” e Edi Martinit ai është spostuar në “shtyllë” e qendrës.
Në rast se trajneri Martini i jep përparësi sistemit me 3 mbrojtës dhe Gurishta e nis si titullar në prapavijë, Melos Bajrami me shumë gjasa do jetë në stol. Sistemi është një tjetër pikëpytej e madhe. Dilema e madhe është se nëse do funksionojë me këtë modul ekip siç duhet në një kompeticion ku gabimet nuk falen dhe kushtojnë shtrenjtë.