Vllaznia kërkon të “heqë qafe” një sulmues, por problem mbetet kontrata

Edlin Randy Essang-Matouti me shumë gjasa do të jetë lojtari i dytë që largohet nga Vllaznia para merkatos së janarit. Kjo pasi sulmuesi nuk është më në planet e kuqebluve për këtë sezon.

Lojtari nuk është në gjendje të luajë për shkak të problemeve shëndetësore që ka. Fillimisht u dëmtua në sfidën me Elbasanin në javën e 8-të dhe pas rikuperimit ai ka shfaqur një tjetër problem. Pas analizave është mësuar se 21-vjeçari vuan nga anemia dhe në këto kushte në Shkodër nuk dëshirojnë të vazhdojnë më me të.

Vllaznia kërkon të “heqë qafe” një sulmues, por

Edlin Randy Essang Matouti

Drejtuesit kërkojnë të mbyllin bashkëpunimin me të, por problem mbetet kontrata 3 –vjeçare që lojtari ka nënshkruar në merkaton e verës. Bisedimet mes palëve pritet të vazhdojnë dhe në ditët e ardhshme do të mësohet më shumë mbi këtë “çështje”. Kujtojmë se para merkatos së dimrit nga Vllaznia është larguar mbrojtësi Arton Podrimcaku.

Lajme të tjera |  “Telenovela Xhaka” vazhdon, Leverkusen “trondit” Milanin e Igli Tares

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us