Vllaznia shkon në Durrës për 3 pikët, por shkodranët i tremben STATISTIKAVE

Vllaznia do të luajë këtë të diel përballë Teutës në transfertë, ndeshje e vlefshme për javën e 5-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana”, do të startojë në orën 19:00.

Pas fitores 3-1 në shtëpi kundër Egnatias, kuqeblutë janë të motivuar për një tjetër 3 pikësh. Shkodranët do të udhëtojnë drejt Durrësit vetëm për fitore, megjithatë statistikat e së shkuarës i trembin disi.

Në 49 ndeshje të luajtura kundër njëra-tjetrës, Vllaznia dhe Teuta i kanë mbyllur 15 prej tyre në barazim. Plot 18 herë kanë triumfuar “Djemtë e Detit”, ndërsa 16 sfida i ka fituar Vllaznia, të cilët kërkojnë përmirësimin e statistikave të dielën.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Laçi prezanton trajnerin e ri, firmos portugezi Amorim

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us