Vonesat në ndërtimin e linjës së re mbajnë një hap larg modernizimit hekurudhën

Linja e rehabilituar hekurudhore pranë stacionit të Durrësit tashmë ka marrrë formë thujajse përfundimtare.

Në të dy anët, paralelisht me të, në rrugët që të nxjerrin jashtë qytetit lëvizin një numër i madh automjetesh, që i drejtohen superstradës Durrës – Tiranë.

Ndërtimi i linjës së re hekurudhore pritet të lehtësojë trafikun e ngarkuar me kamjonë dhe autovetura drejt kryeqytetit.

Agroni, një nga hekurudhorët e vjetër, siç u pëlqen ta quajnë veten, tregon se që prej një jave në stacion janë shtruar shinat, dhe vagonët vetshkarkues SN 5 transportojnë materialin mbushës për trasenë.

“Shtrimi do të vazhdojë më tej edhe drejt Tiranës. Megjithatë, përfundimi i  parashikuar për marsin e vitit të ardhshëm duket larg – shton Agroni.

Në fakt, kontrata me kompaninë ndërtuese INC spa Torino është shtyrë deri në fund të vitit 2024, ndërsa nga ritmet e ulta duket se punimet duket se do të vazhdojnë edhe më tej.

Shifra e përgjithshme për realizimin e projektit arrin në 69.7 milionë euro. Gjysma e saj është një grant i Bashkimit Europian, ndërsa pjesa tjetër i përket një kredie dhënë shtetit shqiptar.

Në përgjigje të kërkesës për informim nga BIRN, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) shkruan se “punimet nndërtimore po ecin sipas planit të miratuar të punimeve”, duke shtuar se “deri më tani kanë përfunduar 54 % të punimeve ndërtimore”.

Linja hekurudhore në lagjet e Plazhit dhe Shkozetit ndjek të njejtën vijë të mëparshme. Betoni i shtruar i ka ndarë më mes oborret e banesave.

“Jam i shqetësuar – tha Gazmor Gripshi, se traseja kalon shumë pranë shtëpisë dhe fëmijët e vegjël që luajnë në oborr mund të rrezikohen përdiitë. Në kanë thënë, se pranë trasesë do të instalohen gardhe me tel gabian – tha Gazmori, duke shtuar se kështu u kanë thënë edhe për Kodin hekurudhor, që parashikon 25 metra hapësirë boshe gjithsej me shinat e trenit në mes. Të shohim – tund kokën banori i lagjes së Shkozetit.

Lajme të tjera |  Bashkia e Vlorës paralajmëron qytetarët për mot të keq ditën e nesërme: Mos parkoni në këto rrugë

Një pjesë e familjarëve ende nuk e kanë përfituar kompensimin nga shpronësimi, njëlloj si ata në zonën e Rinasit.

MIE në përgjigje të kërkesës nga BIRN shkruan se “një nga arsyet e vonesës së këtij projekti janë pikërisht shpronësimet që do të kryhen në zonën ku do të kalojë linja e re hekurudhore që do të ndërtohet për në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA).

Në kuadër të këtij procesi në Fletoren Zyrtare nr.76 datë 17.05.2023 është publikuar kërkesa për shpronësim dhe pritet miratimi i VKM-së, për të vijuar me shpronësimin”.

Një nga specialistët hekurudhorë me përvojë, që kërkon të mos identifikohet tha për BIRN se “prej disa kohësh janë dorëzuar edhe projektet e tjera për ndërtimin e shtatë  stacioneve hekurudhore, aktualisht të amortizuara, por vonesat në lëvrimin e fondeve të parashikuara prej 12 milionë euro, mund të krijojnë probleme në dorëzimin e objekteve në kohë”.

Sipas të njejtit burim, “linja Durrës – Tiranë mund të funksionojë vetëm kur pranë stacionit të Durrësit të ngrihet një sallë moderne për komandimin e lëvizjes së trenave në të gjithë linjën, përfshirë edhe segmentin prej 5 km drejt Rinasit”

Nga linja e ardhshme, pranë qendrës MegaTek do të shkëputen dy dalje, njëra nga Durrësi dhe tjetra nga Tirana, të cilat do ti dërgojnë udhëtarët dhe mallrat drejt aeroportit të Rinasit, por situate e punimeve duket ende e vonuar.

Lajme të tjera |  Gjekmarkaj takim me demokratët në Fushë-Kuqe, nënkryetari i PD: Do ta ndalim këtë qeverisje

Bashkë me segmentin e Rinasit gjatësia e përgjithshme e hekurudhës së rehabilituar  që parashikohet në project arrin në 39 km.

Qarkullimi i mallrave do të jetë i plotë, kur të  përfundojë linja hekurudhore që lidh HSH me portin tregtar  në Porto Romano, edhe ky një projekt ende i pafilluar.

Automatricat, trena që udhëtojnë në të dy destinacionet fundore pa nevojën e shinave ndihmëse për tu kthyer, do të jenë mjetet e para hekurudhore në funksion.

Më pas gjithçka do ti besohet linjës së elektrifikuar, një tjetër projekt ende i pafinancuar, që pritet të zbatohet më vonë.

“Sidoqoftë, tashmë kanë filluar të instalohen shtyllat metalike, që do të shërbejnë si mbajtëse të linjës ajrore elektrike – tha eksperti i hekurudhave .

Në stacionin hekurudhor, sot nuk nuk punon njeri. Në krahun tjetër, shumë pranë stacionit të hekurudhës betonierat po mbushin kolonat prej hekuri, të një objekti disakatësh.

Bashkia po realizon projektin e një parkingu me pesë kate, i cili do ti shërbejë kryesisht Terminalit të autobuzëve, por edhe turistëve që pritet të shfrytëzojnë portin e ardhshëm të jahteve.

Agroni i veshur me xhup dhe me kapuç në kokë, bën me dorë nga tabela e orareve të trenave.

“Tani gjatë ditës, trenat shkojnë nga Durrësi vetëm drejt Elbasanit – tregon ai. Askund tjetër,  – shton Agroni, pastaj kujtohet:

Harrova, se nga marsi deri në qershor, për tu ardhur në ndihmë besimtarëve të krishterë të kishës së Shna Ndout, çdo të martë trenat bëjnë linjën Shkodër-Laç e kthim. Ja, kaq deri tani! – përfundon hekurudhori./BIRN

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us