Vota e diasporës/ Rama thirrje shqiptarëve: Fatkeqësisht në Greqi u bë një mish mash, por shkoni merrni zarfin dhe dërgojeni në Tiranë!

Nga Gjirokastra, ku mbylli fushatën elektorale, kreu I PS apeloi shqiptarët e Greqisë, të cilët ende nuk e kanë marrë zarfin me fletën e votimit për shkak të vonesave nga DHL, të shkojnë ta marrin vetë atë dhe ta dërgojnë në Tiranë

“Fatkeqësisht në Greqi u bë një mish mash, por mundësia është. Do t’ju lutesha të marrin zarfin, të marrin votën të vendosin edhe ata për të cuar në vend këtë amanet shekullor për t’ju dhënë pasaportën europiane. Ata e kuptojnë më mirë se cdo të thotë kjo pasaportë. Të mos na nxjerrin anash si qytetarë të dorës së dytë kur udhëtojmë drejt BE-së. Kjo është shumë më tepër se kaq.” tha Rama ndërsa shtoi se negociatat për një marrëveshje me Greqinë për njohjen e pensioneve po vijojnë edhe pse janë të vështira.

Lajme të tjera |  “Autizmi politik flinte diku në kokën time”/ Rama kërkon edhe njëherë falje: U ndjeva fajtor!

“Iu them atyre në Greqi shumica e të cilëve, u nisën pa rroba në trup, që sot jeton me ankthin e njohjes së pensionit. A do marrin pension, se kanë mbajtur në këmbë ekonominë e Greqisë. E thotë vetë Greqia pa shqiptarët nuk do ndodhte kurrë suksesi I lojërave olimpike. Tani është koha që gjithë ky sukses a do kthehet në një pension të njohur. Kemi bërë 22 marrëveshje, mbyllëm edhe atë me Italinë, me Greqinë është më e vështira. Kemi nisur negociatat, nuk dimë sa kohë mund të marrin,por nëse mbyllim negociatat me BE në 2027 dhe nëse Shqipëria bëhet anëtare e BE brenda kësaj decade, kjo pasaportë në Greqi bën njohjen automatike të pensioneve. Nuk ka më nevojë për marrëveshje me shtetin. Me këtë pasaportë të njihet cdo ditë pune që ke bërë atje. Fëmijët nuk janë më fëmijë të huaj, që të paguajnë tarifa më të larta. Nuk ka më radhë për lejen e qëndrimit a lejen e punës, bëhen të panevojshme sepse pasaporta kuq e zi ka të njëjtë vlerë. Dhe jo vetëm në Greqi por në cdo vend tjetër. Ata që kanë kaluar malet, janë rropatur nuk mund ta lënë zarfin rrugëve, votën të mbetet si një letër pa vlerë. Duhet ta marrin me cdo kusht dhe ta dërgojnë në tiranë ka edhe disa ditë kohë. Ju bëj thirrje ta dërgojnë në Tiranë, sepse me hyrjen në BE jemi popull europian jo vetëm me zakon por edhe me ligj me pasaportë. Shqiptarët mund të zgjidhet kryetarë komunash, bashkish, anëtarë këshillash bashkiak, eurodeputet. Kjo është zgjedhja e 11 majit.”-vijoi Rama

Lajme të tjera |  Goditi me grushta shoferin e kamionit, arrestohet vëllai i deputetit demokrat në Bilisht!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us