Ka përfunduar numërimi i votave të diasporës për qarkun Lezhë, ku Partia Demokratike ka arritur të ruajë mandatin e katërt në këtë qark. Pas përfundimit të numërimit demokratët të cilët kanë ndjekur të gjithë procesin e numërimit në Parkun Olimpik në Tiranë, duartrokitën rezultatin të emocionuar.
Por teksa nisën festimet e demokratëve, ka pasur një përplasje mes drejtuesit politik të PS-së për diasporën, Taulant Ballës dhe Famur Nokës.