VOTIMI elektronik në Elbasan dhe Durrës, LZHK: Të shtrihet edhe në Tiranë!

Votimi elektronik në zgjedhjet e ardhshme po mbahet peng nga Partitë Politike.

KQZ ka propozuar qarqet Durrës dhe Elbasan, por nga 10 parti që u është kërkuar mendim, vetëm 1, është shprehur.

Vetëm LZHK, ka dorëzuar këtë shkresë, ku kërkon që krahas dy qarqeve të propozuar nga Celibashi, të shtohet edhe ai i Tiranës, si qarku më i madh në vend.

“Tirana, ofron lehtësi logjistike dhe njerëzore për shkak të terrenit, infrastrukturës rrugore dhe zyrave të KQZ, të cilat ndodhen në Tiranë. Tirana, ka kryer e para modelin pilot të identifikimit, votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet e vitit 2021, njësia 10, i cili rezultoi i suksesshëm. Votimi dhe numërim elektronik në Tiranë, bën më të thjeshtë përpunimin e rezultatit përfundimtar si dhe ofron një proces të drejtë zgjedhor, duke mënjanuar komisionerët politikë të cilët krijojnë vonesa në proces për shkak të lodhjes apo tensioneve midis palëve”, thuhet në letrën e LZHK dërguar KQZ.

PD si partia më e madhe opozitare nuk ka konsoliduar një qëndrim. Ajo ka qenë skeptike për këtë formë votimi, sidomos pas zgjedhjeve të fundit lokale, sepse beson që partia në pushtet i frikëson votuesit duke përhapur mesazhin se vota elektronike lexohet.

KQZ pret mendim nga partitë deri në fund të kësaj jave, përpara se të marrë një vendim.

Lajme të tjera |  “Neni Basha i padrejtë” - Gaz Bardhi kundër largimit të Berishës

Aplikimi në vetëm 2 qarqe është një tkurrje e idesë fillestare të KQZ-së, e cila besonte se me 35 mln euro mund të bënte votim elektronik në 5 qarqet më të mëdha të vendit.

Ideja u dogj sepse partitë nuk dhanë “OK” në kohë.

Votimi dhe numërimi elektronik u pilotua për herë të parë në njësinë 10 në Tiranë në zgjedhjet e vitit 2021, ndërsa në lokalet e vitit 2023 u shtri në bashkitë Elbasan, Vorë e Kamzë.

Vërtet kushton miliona euro, duke e shtrenjtuar procesin zgjedhor, por solli rezultat të shpejtë, menjëherë pas mbylljes së votimit, duke shmangur orët e gjata të numërimit dhe konfliktet.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us