Vranë shqiptaren shtatzënë, partneri i kërkon rroba të ëmës, shoku këmbëngul: Ai e bëri, unë s’kam lidhje

39-vjeçari, partneri i 40-vjeçares shqiptare Georgia Murati dhe shoku i tij 34 vjeç vazhdojnë të hedhin akuza kundrejt njëri-tjetrit dhe të mos pranojnë asgjë për krimin e ndodhur natën e ndërrimit të viteve.Mediat greke shkruajnë se 39-vjeçari e vetmja telefonatë që bëri, ishte me nënën e tij për t’i kërkuar rroba.

“Motivi i 34-vjeçarit është bërë i ditur nga vetë ai, duke thënë se ishte me karakter financiar dhe ishte një grabitje e planifikuar paraprakisht. Në fund të fundit, sipas klientit tim, ai cilësohet si një person që kishte zakon të merrte pjesë në lojërat e fatit dhe ishte vazhdimisht në nevojë financiare, duke u detyruar shuma të mëdha ndaj të tretëve,”- tha avokati i 39-vjeçarit, Othon Papadopoulos, duke e përjashtuar parnterin e shqiptares nga vrasja e saj.

Nga ana tjetër, 34-vjeçari vazhdon të këmbëngulë për pafajësinë e tij edhe pas paraburgimit.

Lajme të tjera |  PD kërkon shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës: Ka 3 muaj që nuk paraqitet në detyrë

“Nuk kam asnjë lidhje me vrasjen e saj. 39-vjeçari ishte ai që e vrau dhe unë nuk isha para krimit. I thashë të gjithë të vërtetën hetuesit. Unë bëra atë që më dikton ndërgjegjja,”- mësohet të keyë thënë ai.

Edhe kur hetuesi i tregoi fotot e tij dhe bashkëpunëtorit të tij duke mbajtur valixhen me trupin e Georgias, e cila ishte dhe shtatzënë, por edhe duke e transportuar me makinë, ai nuk pranoi asgjë.

Partneri i Gjeorgias këmbëngul se nuk ka prova kundër tij. Në fakt, ai pritet të kërkojë një analizë të ADN-së së gjetur në dyshekun ku ishte ulur e ndjera, për të vërtetuar se nuk ka lidhje me krimin.

“Është një kërkesë që do të bëhet brenda javës,”- shtoi avokati i tij.

41-vjeçarja shqiptare ishte nënë e një vajze 13-vjeçare nga martesa e parë ndërsa bashkëjetonte së fundmi me 39-vjeçarin. Georgia ishte ishte 3-muajshe shtatzënë, në pritje të një fëmije me autorin e vrasjes së saj. Ishte ky i fundit që denoncoi zhdukjen e Muratit gjatë natës së ndërrimit të viteve duke deklaruar në polici se partnerja e tij nuk ishte kthyer në shtëpi pas punës. Partneri i viktimës më herët kishte tentuar të devijonte hetimet e autoriteteve duke deklaruar se gruaja i kishte dërguar një mesazh ku i thoshte se kishte shkuar nga shtëpia e mamasë së saj, ndërsa kishte marrë me vete edhe një shumë prej 5000 eurosh. Trupi i shqiptares u gjet në një zonë të pyllëzuar brenda një valixheje, pasi ishte vrarë me thikë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us