Vranësira dhe reshje shiu në një pjesë të vendit, parashikimi i motit për sot

Dita e premte do të jetë me mot relativisht të paqëndrueshëm. Vendi ynë do të vijojë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta gjatë gjithë paradites, ku në zonat Veriore dhe verilindore do të krijohen mundësi për reshje të pakta shiu.

Gjatë orëve të pasdites, vranësirat e dendura do të jenë prezente në të gjithë territorin e vendit duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu, ku më të dukshme priten në gjysmën Lindore te Shqipërisë. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 5°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Bajram Currit deri në 25°C vlera maksimale e cila pritet në qarkun e Fierit.

Lajme të tjera |  Ambasada e SHBA me njoftim të rëndësishëm për aplikantët për viza, ndryshon sistemi nga kjo datë

Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohen dallgë 1 ballë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us