Moti për ditën e sotme deri në orët e mesditës parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash deri të dendura.
Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak në mënyrë tepër të izoluar dhe në periudha tepër afatshkurtra në orët e mbrëmjes reshjet do jenë me intensitet deri dhe të lartë, shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Në zonën e verilindje në lartësitë mbi 600-700 do ketë reshje dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar. Në zonën e juglindjes në lartësitë mbi 700-800 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe në lartësitë mbi 1000 metër intensitet deri mesatar.
Vlen për tu përmendur edhe elementi i erës e cila ditën e diel deri në orët e mesditës do të fryjë intensive dhe përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore tepër intensive me drejtim nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 12-22 m/s.