Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për sot

Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në territorin shqiptar duke sjellë vranësira dhe reshje shiu ku herë pas here do të jenë rrebeshe afat-shkurtra, më të dukshme në qarqet, Shkodër Tiranë, Elbasan dhe Korçë. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në orët e mëngjesit dhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 12°C. Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 10 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Lajme të tjera |  Baton Haxhiu: Nuk them sa i korruptuar është Berisha, por djali dhe vajza e tij kanë bërë namin, e dinë edhe zogjtë...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us