Vrasja e 23-vjeçarit në Vlorë/ Artan Hoxha: Objektiv i autorëve ishte xhaxhai i viktimës

VLORË – Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja në lidhje me vrasjen e 23-vjeçarit Gëzim Sinomati në qytetin e Vlorës. I ftuar në Top Tolk, Hoxha tha se autorët dyshohet se nuk janë nga Vlora dhe nuk e kanë njohur viktimën. Sipas tij, shënjestër në këtë atentat ka qenë xhaxhai i të riut, Bernard Sinomati. Hoxha deklaroi se si babai i viktimës, ashtu edhe xhaxhai kanë qenë më parë të arrestuar. Sipas tij, Bernard Sinomati ka qenë dy muajt e fundit në Vlorë dhe kjo mund të ketë vënë në alarm palën tjetër.

“Kanë marrë jetën e një të riu që kishte ardhur nga Belgjika 4 ditë para ngjarjes, te familja e të atit. Babai i tij është në burg, e ëma është jashtë Shqipërie dhe ai ka krijuar familje të re. Ka ardhur pas festave dhe pozicioni ku ka ndodhi ngjarja, mënyra etj, ka elementë që autori, duke mos qenë vlonjat nuk e ka njohur viktimën dhe ka pasur si synim xhaxhain e tij.

Nga të dhënat që ka deri tani, xhaxhai i viktimës Benardi dy muajt e fundit ka qenë prezent në Vlorë dhe kjo ka vënë në alarm palën tjetër. Ajo ishte shtëpia e të dy vëllezërve. Para dy vitesh është hedhur në erë automjeti i familjes, që lëvizte nëna e tyre. Është godinë trekatëshe, makinës i është vendosur eksploziv, për t’i riaktivikuar hetimet, por nuk u gjetën autorët. Ajo ngjarje u kujtua tani. Nuk ka qenë atentat, por ka qenë kërcënim. Sokol Sinemati është ekstraduar për herë të dytë nga Belgjika, për herë të parë nga Italia. Kur hyn në betejë synon që kundërshtarin ta dobësosh. Edhe Sokoli edhe Benardi kanë qenë të arrestuar. Benardi paraqet rrezik sepse Sokoli është në burg dhe mund të ketë kontakte”, tha gazetari Hoxha.

Lajme të tjera |  Protestuesit nisen drejt selisë së PS, rrugës djegin një stacion autobusi dhe koshin e mbeturinave

23-vjeçari Gëzim Sinomati u vra me snajper, teksa kishte dalë të pinte një cigare në ballkonin e shtëpisë së tij në Vlorë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us