Vrasja e biznesmenit në Greqi/ Dënohet me burg përjetë 36-vjeçari shqiptar, DETAJET

36-vjeçari shqiptar, i cili më 31 maj 2013 vrau në pikën e tij 63-vjeçare pronarin e karburantit Dimitris Koutroumanos gjatë një grabitjeje, është dënuar me burgim të përjetshëm dhe 19 vjet nga Gjykata e Apelit Penal të Patrës, shkruajnë mediat greke.

Autori kishte ikur pas aktit të tij në Shqipëri dhe përfundimisht ishte arrestuar me urdhër-arresti ndërkombëtar në Serbi, pasi ishte identifikuar nga autoritetet që në momentin e parë, ndërsa ishin dënuar edhe bashkëpunëtorët e tij.

Shqiptari është përfshirë edhe në tentativën për grabitje ndaj të njëjtit person, si dhe në tentativën e vrasjes në shkurt të po këtij viti ndaj një punonjësi të karburantit në Gastouni. Ndërkohë vetë ai para trupës gjykuese, ka mohuar çdo akuzë

Lajme të tjera |  Qeveria miraton programin për punësim në administratë! 600 të rinj trajnim me pagesë, 250 prej tyre do të punësohen

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us