Vr*asja e dyfishtë në Fier, familjet kishin miqësi të vjetër: Zbulohen detajet

Gjykata e Fierit caktoi masën e sigurisë “burg pa afat” për Altin Kukën, dy djemtë e tij Emaurisio dhe Ervis si dhe Tomorr Zyken, i cili strehoi të rinjtë pas vrasjes së Ladimir dhe Gramoz Kurtaj.

Akuza e Prokurorisë për babanë dhe dy djemtë është vrasje në bashkëpunim dhe vrasje në rrethana cilësuese, ndërsa për Tomorr Zykën, përkrahje e autorit të krimit.

Në një seancë maratone, gjyqtarja Gladiola Bregu shqyrtoi dosjen e Prokurorisë, detaje të së cilës janë konsideruar sekret hetimor. Të katër personat e akuzuar nga prokuroria kanë qëndruar të heshtur në gjykatë duke lënë në fuqi deklaratën e parë të Altin Kukës që tha se i vrau dy vëllezërit për shkak të sherrit mes djemve të tij dhe të viktimave.

Lajme të tjera |  “Më ka zënë belaja me kolegët, dikush më pyeti; ‘si i more 4 mandate?’”- Rama batuta: Ndoshta fitoj sepse s’jam një socialist i mirë!

Më herët, në polici Altin Kuka dhe djemtë deklaruan se sherri kishte nisur fillimisht mes djemve të viktimave dhe një punonjësi në pularinë e familjes Kuka. Më pas, Gramoz dhe Ladimir Kuka kanë takuar babanë 79-vjeçar të Altin Kukës për t’u sqaruar. Por nga ky takim situata është përkeqësuar deri sa Altin Kuka mori kallashnikovin dhe e zbrazi në drejtim të dy vëllezërve.

Katër ditë pas ngjarjes, ende nuk ka një motiv të qartë për vrasjen e dyfishtë në Kurjan. Altin Kuka u vetëdeklarua fajtor pasi u vetëdorëzua në polici duke rrëfyer edhe shkakun e krimit që kreu. Por familjet Kuka dhe Kurtaj kishin miqësi të vjetër dhe mbetet e pakuptimte pse Altin Kuka arriti deri aty sa të vrasë me gjakftohtësi bashkëfshatarët dhe miqtë e tij.

Lajme të tjera |  Siguruan 83 mandate/ Zbulohet data kur socialistët do të festojnë fitoren e zgjedhjeve të 11 majit

Detaje të dosjes së prokurorisë janë klasifikuar sekret hetimor duke lënë të hapur pistat për zbardhjen e motiveve të ngjarjes. Për ngjarjen e rëndë është proceduar penalisht edhe babai i Altin Kukës, i cili akuzohet për armëmbajtje pa leje. (Çaku Tafa)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us