Vrasja e Elton Javorit në Fier, detaje të reja: U qëllua me plumb në kokë

Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e Elton Javorit në Fier. Viktima i është përgjigjur me armë zjarrit të të shtënave që erdhën nga autori, Afrim Gashi.

Në një rrugicë dytësore, autpomjeti i autorit është afruar pranë mjetit tip “Porsche” të viktimës dhe pasi është vënë paralel me të, Afrim Gashi ka qëlluar me pistoletë.

Zjarrit i është kundërpërgjigjur me armë edhe Elton Javori, xhami i automjetit të të cilit ka qenë i hapur pak, por nuk ka mundur të qëllojë agresorin.

Video e atentatit ku mbeti i vdekur Elton Javori:

Nga plumbat që janë shkrepur ndaj 41 vjeçarit, një plumb në kokë i ka shkaktuar vdekjen. Pranë viktimës është gjetur edhe arma pistoletë me të cilën iu kundërpërgjigj të shtënave të autorit.

Lajme të tjera |  Përgjigjja zyrtare e AZHT: ‘Kontakt’ e Bektashit nuk ka leje për pallatet në Drilon!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us