Vrasja e Gentian Bejtjas/ 2 të rinjtë nga Miloti në pranga…BENELLI me shkrimin “Valter” lidhi fijet e hetimit, ç’ju gjet tjetër në banesë

Edison Haxhiu, dhe Ilir Beqaraj kanë tashmë mbi shpinë akuzat për krijimin e rrethanave për vrasjen e Gentjan Bejtjas. Policia e Shtetit ka vendosur në pranga dy të rinj të lindur në Milot, duke i mbajtur përgjegjës për atentatin e ndodhur në oborrin e shtëpisë së Bejtjas, ku ky i fundit u qëllua me breshëri automatiku. 30-vjeçari Edison Haxhiu, i cili akuzohet për “sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, pasi mendohet se ishte në drejtim të mjetet me të cilët largoi autorët nga vendngjarja. Deri më tani, Haxhiu ka akuzën me të lehtë.

Përveç tij në pranga ka përfunduar edhe 41-vjeçari, po nga Miloti, me 3 emra. Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari, akuzohet për dy vepra: “mbajta pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “falsifikimit të dokumenteve”. Por asnjë prej tyre, nuk akuzohet drejtpërdrejt për vrasjen e 42-vjeçarit. Gjatë kontrollit në banesën e Haxhiut, i kanë gjetur edhe një pistoletë “BENELLI”, e cila kishte mbishkrimin “Valter”. Ndaj edhe për ngjarjen është marrë në pyetje Valter Bami, një prej personazheve më të njohur të zonës, i cili ka pretenduar se nuk ka lidhje me atentatin e ndodhur.

Vrasja e Gentian Bejtjas/ 2 të rinjtë nga Miloti në

PISTOLETA

Bashkë me armën, i është gjetur edhe një brez me 29 fishekë arme zjarri, 5 radio “marrëse-dhënëse” me mbishkrimin “MIDLAND XT70” dhe një pasaportë e Republikës së Kosovës. Kjo dyshohet se është e falsifikuar, pasi është në emër të një personi tjetër me inicialet B.A., por në foto, është i riu nga Miloti. Po ashtu, të dyve u janë marrë edhe telefonat, nga ky pritet që të zbulohet se me kë kanë biseduar para dhe pas vrasjes.

Lajme të tjera |  Parashqevi Simaku del nga spitali, këngëtarja shqiptare shfaqet e transformuar

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us