Vrasja e Gentjan Bejtjas/ Gazetari sjell në studion e “Opinion” gëzhojat e atentatit: Ka ende në vendngjarje

Në studion e ‘Opinion’ u sollën tre nga gzhojat e atentatit ndaj 42-vjeçarit Gentjan Bejtja. Gjithashtu gazetari Spartak Koka thotë se edhe pse kanë kaluar tre ditë nga atentati në vendin e ngjarjes ka ende gëzhoja, ashtu siç pretendojnë edhe familjarët e viktimës. E gjitha kjo si dëshmi e një ekzekutimi brutal ndaj ish-policit të burgjeve në Larushkë të Fushë Krujës të Premten e shkuar.

Spartak Koka: Njërin prej tyre e kishte babai i Gentjan Bejtjas, dy të tjerat i gjetëm gjatë intervistës me të dhe të afërmit e tjerë, teksa po kontrollonim në serë. 3 kemi gjetur ne, po ata pretendojnë se ka edhe plumba të tjerë. Pra gëzhoja të tjera që janë lënë në vendin e ngjarjes. Kjo tregon dinamikën, ashpërsinë dhe brutalitetin ndaj Genjtjan Bejtjas. Kësaj here ata s’kanë dashur të gabojnë.

Kujtojmë se në ngjarjen e ndodhur pasditen e 15 marsit në ekzekutimin e Gentjan Bejtjes mbi të janë qëlluar 50 plumba, 30 prej të cilëve kanë rezultuar fatal dhe e kanë prekur në fytyrë e trup duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme

Lajme të tjera |  LaCivita flet me shifra: Mendoj që sonte ishin 20 mijë persona në mbështetje të Berishës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us