Vrasja e shqiptares në Greqi/ Partneri mohon akuzat: Ndodhi kur po flija, s’kam lidhje

Partneri i shqiptares Georgia Murati, mohon të jetë autor i vrasjes së kësaj të fundit duke hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij. Siç raportohet në mediat greke, 39-vjeçari është shprehur se Murati është vrarë teksa ai flinte dhe se nuk e di se kush janë autorët. Ai shton se merrte pilula gjumi, prandaj dhe nuk ka dëgjuar asgjë se çfarë mund të ketë ndodhur atë natë, por kjo nuk i ka bindur hetuesit.

“Nuk kam bërë asgjë, gjithçka ka ndodhur natën teksa flija”, mësohet të ketë thënë ai në polici.

Shqiptarja që mbeti viktimë ishte nënë e një vajze 13-vjeçare nga martesa e parë ndërsa bashkëjetonte së fundmi me 39-vjeçarin. Georgia ishte ishte 3-muajshe shtatzënë, në pritje të një fëmije me autorin e vrasjes së saj. Ishte ky i fundit që denoncoi zhdukjen e Muratit gjatë natës se ndërrimit të viteve duke deklaruar në polici se partnerja e tij nuk ishte kthyer në shtëpi pas punës. Partneri i viktimës më herët kishte tentuar të devijonte hetimet e autoriteteve duke deklaruar se gruaja i kishte dërguar një mesazh ku i thoshte se kishte shkuar nga shtëpia e mamasë së saj, ndërsa kishte marrë me vete edhe një shumë prej 5000 eurosh.Trupi i gruas fatkeqe u gjet në një zonë të pyllëzuar brenda një bauleje, pasi ishte vrarë me thikë. Përveç partnerit së 41-vjeçarit, është arrestuar edhe shoku i tij, i cili e ka ndihmuar për zhdukjen e trupit.

Lajme të tjera |  Mbyllja e fushatës, Chris LaCivita rikthehet në Tiranë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us